Kanceri i gjirit po rrezikon të rejat/ Ulet mosha e të prekurave, 14 raste vitin e fundit vetëm në Gjirokastër
Kanceri i gjirit po prek gjithmone e me shume gratë në moshë të re. Gjatë viti 2022, vetëm në spitalin rajonal të Gjirokastrës janë diagnostikuar 14 raste të reja cka ka shqetësuar edhe më shumë mjekët.
Kanceri i gjirit po prek moshat e reja, në spitalin rajonal të Gjirokastrës janë raporar si bartëse të tumorit grupmosha mbi 40 vjec. Kjo kosiderohet shqetësuese për mjekët.
"Janë kryesisht grupmoshat 40-50 vjeç. Gra që kanë realizuar shtatëzani dy herë," tha ai.
Në Gjirokastër vetëm gjatë vitit 2022 janë evidentuar 14 raste. Mes tyre ka nga ato që fatkeqësiht e kanë kapur në fazë të agravuar sëmundjen, thotë mjeku imazherist Ermir Mahilaj.
"Nga këto 9 raste që janë gjetur nga shërbimi jonë, 7 raste janë definitive të rënda dhe dy raste janë në trajtim e sipër," tha ai.
Ndërgjegjësimimi për kontrolle të vazhdueshm ka bërë që të ketë një shtim të mamografive të kryera.
"Ky fluks ka ardhur duke u rritur. Këtë vit janë diagnostikuar raste me kancer për herë të parë. Gra e nëna që janë diagnostifikuar këtu tek ne përbëjnë rreth 1-2% të gjithë ekzaminimeve," tha ai.
Neglizhenca u ka marrë jetën shumë grave.
Reth 200 gra dhe vajza kanë humbur jetën në vendin tonë gjatë vitit 2021 nga kanceri i gjirit, ndërsa numri i rasteve të reja është mbi 700.