Shpërthejnë memet/ Asfalti elektoral i Veliajt në Tiranë thyen rrjetin
Nëse kërkon fjalët ‘asfalti elektoral’ në rrjetet sociale, do zbuloni kaq shumë postime me foto dhe video, sa do mbeteni pa fjalë.
Qindra milionë dollarë po hidhen në prag të zgjedhjeve lokale nga pushteti socialist, duke vjedhur hapur qytetarët, por edhe duke fyer inteligjencën e tyre.
Punimet shpejt e shpejt e pa kurrfarë cilësie në rrugë dhe lagje këto ditë janë kryefjala e qytetarëve.
Por një foto ka bërë më shumë përshtypje nga të gjitha. Ajo është bërë virale dhe ka frymëzuar shumë meme dhe ironi në median sociale.
Fotoja është bërë në rrugën Asdreni në lagjen ‘Ali Demi’ në Tiranë dhe nuk ka shumë nevojë për koment.