Vasili: Të përgjysmohen tarifat e parkingut në Tiranë! Policia e Veliajt 6 herë më shumë gjoba se Rrugorja
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaron se duhet të përgjysmohen tarifat e parkingut në Tiranë dhe te marrin fund gjobat masakruese për parkingun!
Përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet se vetëm në vitin 2021 ishin vendosur nga Policia Bashkiake e Erion Veliajt 330.000 gjoba, gjashtëfishi i gjobave që vë Policia Rrugore.
“Duhet të përgjysmohen tarifat e parkingut në Tirane dhe te marrin fund gjobat masakruese per parkingun!
Gjobat pafund ne cdo ore te dites dhe te nates jane burimi I zemërimit shumë shume të madh të mijëra qytetarëve të të gjitha kategorive.
Qytetarët e Tiranës të cilët mezi nxjerrin leket e ditës se punës, gjejnë cdo dite ne xhamat e makinave gjobat pa fund te këtyre palaçove të policisë bashkiake. Gjoba qe jua bejne zero ato pak para qe fitojne me aq mund e djerse.
Këto gjoba janë kthyer në një tmerr për qytetarët e Tiranës, të cilët zhvaten dhe grabiten çdo ditë nga Bashkia e Tiranës, e cila nga ana tjetër vijon të paguajë për inceneratorin që nuk ekziston dhe plerat qe vetem groposen ne menyre primitive.
Tarifat që qytetarët paguajnë çdo orë për parkingun e makinave të tyre në Tiranë jane nje ngarkese ekonomike e rende per ta dhe këto tarifa duhet të përgjysmohen pas 14 Majit.
Ky problem i gjobave dhe parkingjeve eshte bere kritik në Tiranë.
Përgjysmimi i tarifave të parkingjeve dhe eleminimi i kësaj klime të përbindshme gjobvënie ndaj qytetarëve të Tiranës duhet të marrë fund më 14 Maj.
Vetëm në vitin 2021 ishin vendosur nga Policia Bashkiake e Erion Veliajt 330.000 gjoba, gjashtëfishi i gjobave që vë Policia Rrugore.
Boll më.Kjo situate merr fund ne 14 maj!!”, shprehet nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.