Endrit Dokle përfundon në polici, u kap në makinë me të kërkuarin për masakrën në Fushë Krujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2022, 21:15
Është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit.
Burimet thonë se ai është kapur në një makinë të blinduar me një shtetas të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin Fatjon Murati, i cili është arrestuar.
Emri i Fatjon Muratit ka dalë në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë.
Ai ishte një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.
Ndërkohë Dokle po merret në pyetje nga uniformat blu në drejtorinë vendore të policisë Tiranë.