Shkollat boshatisen, Sindikata kërkon veprime të menjëhershme! Halilaj: Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar!
Emigrimi i lartë për ekspertët e arsimit ka sjellë rënie në cilësinë e ofruara në shkolla. Zëvendëspresidenti i Sindikatës së Mësuesve thekson se është koha për ta parë sistemin si prioritet kombëtar, duke shtuar fonde, paga të mësuesve por edhe duke parë ngarkesën e tyre
Në ditën e kushtuar arsimtarëve, Zëvendëspresidenti i Sindikatës së Mësuesve, Isa Halilaj, thekson se është koha që shkollave tu kushtohet vëmendja që duhet.
Duke e cilësuar prioritet kombëtar thekson se duhen rritur fondet për arsimin dhe të rishikohen pagat
Emigracioni i lartë ka bërë që numri i nxënësve të ulët, por ka një rritje të ngarkesës për mësuesit.
Kjo pas zbatimit të formulës së klasave kolektive apo shkollat e bashkuara
Halili shton se vështirësitë sjellin cilësi të ulët të mësim nxënies..
Në këtë kuadër, Sindikata e Mësuesve kërkon një angazhim të vazhdueshëm për të rritur cilësinë e arsimit dhe për të siguruar që çdo nxënës të ketë mundësinë për një arsim sa më cilësor.


