Shkodër/ Endri Mustafa u vra me plumb në gojë, u qëllua 6 herë. Ka dhe shenja dhune

32- vjeçari Endri Mustafa, person me procedentë penalë dhe që rezultonte i zhdukur prej tre ditëve u gjet i vrarë me 6 plumba në periferi të Shkodrës.

Ai ishte qëlluar një herë në gojë, ndërsa kishte edhe dy plumba të tjerë në kokë dhe tre në gjoks. Të gjitha goditjet ndaj viktimës janë kryer nga afër. Trupi i të riut u gjet i hedhur në zonën e Livadheve në Lagjen Guerrile pranë brigjeve të liqenit.

Pak metra nga kufoma u gjet edhe kjo pistoletë, brenda të cilës sipas burimeve u gjet edhe një plumb, por që mbetet ende e paqartë nësë ajo armë i përket Endri Mustafës apo personave që e ekzekutuan.

Në zonë ekspertët kriminalistikë gjetën 8 gëzhoja të cilat bashkë me pistoletën ato janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë, në kërkim të gjurmëve të autorëve.

Ndërkohë burime nga mjekësia ligjore konfirmuan se në trupin e 32 vjecarit Endri Mustafa ka shenja dhune, cka shton dyshimet se ai është rrahur e keqtrajtuar para se të ekzekutohej.

Dinamika e krimit veçanërisht, plumbi në gojë dhe dy të tjerë në kokë tregojnë se vrasësit duan të dërgojnë një mesazh të fortë edhe për persona të tjerë.

I riu është emër i njohur për policinë, i hetuar ndër vite për plagosje, fajde dhe konflikte të vjetra pasi në vitin 2006 u arrestua së bashku me 5 persona të tjerë për vjedhje me armë plagosje dhe armëmbajtje.

Në atë operacion u arrestuan edhe Astrit Bilali, I cili u vra në një atentat në vitin 2019 bashkë me të vëllanë Brahim Bilalin, krim që dyshohet se është pasojë e përplasjes së dy fiseve Lici e Bajri në kryeqendrën e veriut.

32 vjeçari i Endri Mustafa, ka qenë i hetuar edhe për dhënien e parave me me fajde por në vitin 2018 hetimi ndaj tij ështrë Pushuar me vendim të prokurorisë së Shkodrës

Për shkak të së shkuarës së viktimës policia dhe prokuroria e Shkodrës ende nuk kanë një pistë kontretë ku të përqëndrojnë hetimet për ekzekutimin e  32 vjeçarit.

EMISIONET