Ekzekutohet 32-vjeçari në Shkodër, Endri Mustafa i zhdukur prej tre ditësh u vra në mes të pyllit

Një i riu me precedent të theksuar kriminalë i zhdukur prej trë ditësh u gjet i ekzekutuar mëngjesin e sotëm në zonën e Livadheve në Periferi të Shkodrës. Viktima është identifikuar si Endri Mustafa, person i dënuar më parë për plagosje dhe pjesë e grupit të Astmer Bilalit, i ekzekutuar bashkë me të vëllanë në vitin 2019. Dyshimet janë se vrasja është vijimësi e një sage përplasjesh mes dy grupeve kriminale në Shkodër.

32-vjeçari Endri Mustafa, një person me precedent kriminalë, i zhdukur prej tre ditësh u gjet i ekzekutuar në Shkodër.

Trupi i pajetë i të riut u gjet në zonën e Livadheve në periferi të qytetit.

Dyshimet  e forta janë se ai është sjellë në këtë vend dhe më pas është ekzekutuar me armë zjarri.

Ekzekutohet 32-vjeçari në Shkodër, Endri Mustafa i zhdukur

Kjo pistë përforcohet edhe nga shenjat në vendin e ngjarjes, siç tregojnë edhe pamjet.

Por nuk përjashtohet as fakti që i riu të jetë vrarë në një tjetër vend dhe më pas është hedhur në këtë zonë, ku lëvizjet janë të pakta dhe mungojnë pamjet e kamerave të sigurisë.

Vrasja dyshohet vijimësi e "sagës” së krimeve

Detajet për dinamikën e krimit janë të pakta, por pistat e dyshuara ku do të shtrihet hetimi janë të mëdha për shkak të së shkuarës së 32-vjeçarit, Endri Mustafa.

Ai është emër i njohur për policinë, i hetuar ndër vite për plagosje, fajde dhe konflikte të tjera.

Ekzekutohet 32-vjeçari në Shkodër, Endri Mustafa i zhdukur

Në vitin 2006 ai u arrestua së bashku me 5 persona të tjerë për vjedhje me armë plagosje dhe armbëmbajtje.

Në atë operacion u arrestuan edhe Astrit dhe Brahim Bilali, të cilët u ekzekutuan  në një atentat në vitin 2019, që dyshohet se është pasojë e përplasjes së dy fiseve Lici e Bajri në kryeqendrën e veriut.

32-vjeçari, Endri Mustafa, ka qenë i hetuar edhe për dhënien e parave me me fajde por në vitin 2018 hetimi ndaj tij është pushuar me vendim të prokurorisë së Shkodrës.

Por për shkak të shkak të së shkuarës së viktimës dhe dinamikës së krimit ende nën hetim, policia dhe prokuroria e Shkodrës ende nuk kanë një pistë kontretë ku të përqëndrojnë hetimet për ekzekutimin e  32-vjeçarit Endri Mustafa.

 

EMISIONET