Sherr masiv në Tiranë, 30-vjeçari goditet me sende të forta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2023, 23:45

Foto ilustruese
Disa persona janë konfliktuar mes tyre. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.
Ndërsa theksohet se 30-vjeçari E.Z., është goditur me sende të forta. Si pasojë e plagëve të marra është dërguar në spital ku edhe po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.