Seanca për portin e Durrësit, Nikolla kufizon në kohë deputetët e Berishës, Baçi akuzon dhe Alibeajn

Në seancën e të enjtes sipas rendit të ditës është parashikuar të diskutohet një nga çështjet të cilën PD e ka denoncuar si aferën më të madhe korruptive të Edi Ramës, porti i Durrësit.

Por pesë deputetëve të Partisë Demokratike u është lënë vetëm 13 minuta kohë diskutim.

Sipas Luan Baçit kjo është shkelje e rregullores parlamentare, një tentativë për të mbytur zërin e këtij grupimi.

Për këtë akuzon edhe Enkelejd Alibeajn.

"Flasim për një palaçollëk të vazhdueshëm tashmë të Enkelejd Alibeajt si ushtrues i detyrës së kryetarit me Lindita Nikollën dhe gjithë mazhorancën për arsye se i trajton disa deputetë të PD njëherë si jashtë grupeve parlamentare, njëherë si të duan ata, duke mos u lënë hapësirën e duhur kohore për tu shprehur dhe folur në parlament".

Prandaj deputetët kanë kërkuar ndryshimin e kohës së debatit nëpërmjet një shkrese drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, firmosur nga 18 prej tyre.

Pavarësisht kohës së cunguar në parlament, demokratët sipaës Baçit do ta kenë kohën në shesh me 6 dhjetor.

"Është një bashkëpunim i fortë i Ramës me Alibeaj për të mbajtur një opozitë false. Parë në këtë këndvështrim, absolutisht që data 6 dhjetor është një ditë proteste, manifestimi. Një ditë që shqiptarët dhe qytetarët e lirë duhet të mblidhen të mirëpresin liderët e BE dhe pse jo ti bëjnë ata me dije për këtë mungesë pluralizmi, për këtë demokraci që është në rrezik në Shqipëri".

Sipas deputetit demokrat tubimi do të jetë paqësor por do të japë mesazhe të qarta.

EMISIONET