Salianji tregon pse nuk ishin deputetët në mbledhje: Shpresoj që dorëheqja e Bashës të mos jetë një truk
Në mbyllje të mbledhjes së Bashës me Kryesinë, Grupin Parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve, deputeti Ervin Salianji deklaroi se dorëheqja e tij si kryetar i PD është një akt i mirëpritur por i vonuar.
Nga ana tjetër ai shtoi se shpreson shumë që ky akt të mos jetë një truk.
Salianji: Një pjesë dërmuese e grupit parlamentar nuk ka qenë për shkak të njoftimit me vonesë apo për shkak të mbledhjes të copëzave të strukturave që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Këshilli Kombëtar do ti përfshinte por kjo ishte një zgjedhje momentale. Dorëheqja ishte një akt i mirëpritur por i vonuar. Ne si deputetë do të jemi këtu që në vijimësi rruga e PD të jetë një rrugë drejt bashkimit, rritjes, ripërtëritjes dhe bërjes konkuruese. Shpresojmë që akti i sotëm të mos jetë një truk dhe të kemi mundësi reale që PD sipas të gjithë normave statutore dhe bonsensit të mos ripengohet përsëri mes trukeve të ndryshme për të sjellë të njëjtin përfundim.


