RRITET FLUKSI I TURISTËVE/ Mbi 2.5 milionë të huaj në katër muajt e parë e vitit 2026, Hila: Përfitojmë nga lufta
Shqipëria po regjistron një tjetër vit pozitiv për turizmin, me rritje të numrit të vizitorëve të huaj gjatë muajve të parë të vitit.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, vetëm në katërmujorin e parë të vitit 2026 janë regjistruar mbi 2.5 milionë shtetas të huaj që kanë vizituar vendin.
Ekspertët e turizmit vlerësojnë se një nga faktorët që ka ndikuar në këtë rritje është situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, e cila ka shtyrë një pjesë të turistëve të zgjedhin destinacione alternative.
Aneo Hila, ekspert i turizmit, vlerëson se krahas rritjes së numrit të turistëve, po vihet re edhe një zgjerim i hartës së vendeve nga ku vijnë vizitorët.
Ai ndalet te kombësitë dhe profili i turistëve që po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë si destinacion.
Hila evidenton gjithashtu disa prej tregjeve më interesante turistike që po shfaqin interes në rritje për vendin tonë.
Shifrat e muajve të parë të vitit konfirmojnë se turizmi në Shqipëri nuk mbështetet më vetëm te sezoni tradicional i verës.
Për operatorët e tregut, kjo është një shenjë se Shqipëria po konsolidon pozicionin e saj në hartën turistike të rajonit dhe po tërheq vizitorë nga tregje gjithnjë e më të larmishme.


