Rrëzohet në mal me bagëtitë, 69-vjeçari nga Shalësi dërgohet me helikopter te Trauma (EMRI)

Rrëzohet në mal me bagëtitë, 69-vjeçari nga

Një 69-vjeçar nga fshati Shalës ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti në zonën malore, ku ndodhej duke kullotur bagëtitë e tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që Ismet Domeri ishte në mal me bagëtitë, ku dyshohet se për shkak të temperaturave të larta ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

I moshuari është gjetur nga persona që ndodheshin pranë zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Pas ndërhyrjes së parë, 69-vjeçari është transportuar në Spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën fillestare mjekësore.

Sipas mjekëve, ai ka pësuar trauma të rënda në kokë dhe në kraharor.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, është vendosur transferimi i tij me helikopter drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po vijon trajtimin e specializuar.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

EMISIONET