Arrestimet dhe pretendimet për dh*në/ Lumçi: Ka pasur raste kur policia ka përdorur forcë jo proporcionale ndaj protestuesve

Avokati Emanuel Lumçi, në një intervistë për “Ora News”, ka komentuar protestat e fundit, arrestimet dhe pretendimet për përdorim të dhunës gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Lumçi u shpreh se protesta është një e drejtë legjitime e qytetarëve, pasi sipas tij lidhet me shqetësime konkrete dhe kërkesa që duhet të merren seriozisht nga institucionet.
“Protestat janë një e drejtë reale e qytetarëve. Kërkesat e tyre duhet të dëgjohen dhe të trajtohen me seriozitet nga ekzekutivi”, tha avokati, duke shtuar se një nga kërkesat kryesore të protestuesve është dorëheqja e qeverisë.
Sipas tij, një element i veçantë i kësaj proteste është fakti se kritikat nuk janë drejtuar vetëm ndaj mazhorancës, por edhe ndaj opozitës.
Duke folur për ndërhyrjen e policisë, Lumçi ngriti shqetësime për mënyrën e menaxhimit të situatës, duke pretenduar se në disa raste është përdorur forcë jo proporcionale ndaj protestuesve.
“Policia ka të drejtën të reagojë kur përballet me dhunë, por masa e përdorimit të forcës duhet të jetë në proporcion me rrezikun. Kemi parë raste të tërheqjeve zvarrë dhe përdorimit të forcës ndaj personave që ishin neutralizuar”, u shpreh ai.
Avokati theksoi se ndaj personave që kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë duhet të veprojnë organet ligjzbatuese, por sipas tij duhet bërë dallimi mes protestuesve që kryejnë vepra penale dhe atyre që nuk paraqesin rrezik.
Lumçi përmendi edhe raste konkrete të ndalimeve gjatë protestës, duke pretenduar se disa qytetarë janë trajtuar në mënyrë të padrejtë, përfshirë edhe një rast ku një person është arrestuar ndërsa ishte me fëmijën e tij.
Sipas avokatit, në çdo procedim penal duhet të zbatohet parimi i individualizimit të përgjegjësisë, duke vlerësuar veprimet konkrete të secilit individ dhe jo duke trajtuar të gjithë pjesëmarrësit në protestë në të njëjtën mënyrë.
Emanuel Lumçi: Po e vërtetë, puna ime si avokat Sonila, më detyron që të jem gjithmonë pranë qytetarëve dhe në rastin e protestës sigurisht që e kam ndjekur, qoftë si qytetar por qoftë dhe si avokat. Protestat duhet të themi që për mendimin tim personal është legjitime, pasi po flasim për të drejta që janë reale të qytetarëve dhe qytetarët që po dalin aty dhe po shfaqin, janë të një larmishmërie që dhe për problematikat që ato shfaqin.
Duhet thënë që aktualisht protesta ka dalë me të paktën pesë pika ku kërkohet, një ndër më kryesore duhet të themi është dorëheqja e qeverisë. Duhet thënë që kjo kërkesë duhet marrë shumë seriozisht nga ekzekutivi pasi është një protestë domethënë që po mundohet t'i thotë qeverisë që ne kemi disa pika ku ju nuk po bini dakord me ne.
Dhe duhet thënë që dhe reagimi qoftë dhe i deputetëve nuk ka qenë shumë serioz dhe nuk e kanë marrë shumë seriozisht të themi të drejtën dhe kjo ndoshta dhe ka irrituar në një farë forme qytetarët, sepse ata ndihen të padëgjuar, të pa ndjekur nga organet e ekzekutivit.Po të themi të drejtën, të drejtat ligjore, në çdo vend të botës protesta merret shumë seriozisht. Të them të drejtën nuk është marrë seriozisht. Duhet thënë që ka diçka shumë të veçantë. E veçanta është që nuk kërkohet thjesht dorëheqja e qeverisë, kërkohet dhe dorëheqja e opozitës, pasi dhe për opozitën ata kanë pikëpyetjet e tyre të cilat po i shfaqin.
Dhe në mënyrën se si, duhet thënë, është, është ndjekur nga, nga organet e ruajtjes së rendit. Të themi të drejtën, policia ka, për mendimin tim ka, ka ndërmarrë veprime të cilat nuk kanë qenë shumë konform ligjit dhe asaj që ne njohim në nenin 19 të Kodit Penal, mbrojtja e nevojshme. Mbrojtja e nevojshme dikton që duhet të jetë, masa e mbrojtjes duhet të jetë në proporcion me atë që është quajtur dhunë.
Dhe në rastin konkret kemi parë përdorimin e gazit lotsjellës, dhunë masive ndaj, ndaj qytetarëve, tërheqje zvarrë kemi parë. Shiko, duhet thënë e vërteta. Policia ka disa të drejta. E nderuar Sonila, keni shumë të drejtë. Ka pasur policë të cilët kanë qenë të gjakosur dhe është e vërtetë. Ndaj atyre individëve të cilët kanë përdorur dhunë ndaj policëve, të cilët një pjesë e madhe e tyre janë të nderuar dhe i shërbejnë me dinjitet vendit, duhen marrë masa nga organet ligjzbatuese dhe nga organet e hetimit, siç është prokuroria. Por kemi parë persona, individë, pjesëmarrës në protestë, të cilët janë tërhequr zvarrë pasi kanë qenë të neutralizuar.
Këtu nuk kemi më mbrojtje të nevojshme. Përdorimi i shkopit të gomës, përdorimi i shqelmave, domethënë, një individ të cilin unë pata fatin u thirra dhe e kam shoqëruar gjatë marrjes në pyetje në komisariatin numër 3, ai kishte shenja të dukshme në pjesën e fytyrës. Shenja të dukshme që kanë qenë gjatë pjesës së neutralizimit dhe shoqërimit të tij. Duket qartë në video që nuk po dorëzohet komplet dhe nuk bën asnjë veprim të kundërshtojë pasi ndalohet nga policia.
Është e drejtë pyetja juaj. Në fakt policia ka arrestuar për shembull dhe një zotëri i cili kishte fëmijën, dukej qartë që fëmija i tij kishte nevoja të jashtëzakonshme për prindin afër. Janë ndërmarrë veprime të cilat themi të drejtën për mendimin tim kanë qenë të padrejta. Janë disa individë, e drejta penale bën një kategorizim, quhet individualizimi i veprës penale.

