Rrëzimi i avionit në Vermosh, piloti dhe pasagjeri u larguan nga vendngjarja me një fuoristradë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2021, 13:15
Zbardhen detaje të reja nga rrëzimi i avionit sportiv në Vermosh.
Ora News mëson se piloti dhe pasagjeri janë larguar nga vendi ngjarjes me një mjet fuoristradë, e cila i ka marrë pas aksidentit.
Policia thotë se avioni ka patur defekt dhe ka bërë ulje të detyruar.
Avioni është rrëzuar 50 metër nga kufiri me Malin e Zi.

