Diddy përfundon në izolim pas sherr*t në b*rg me një të dënuar tjetër

Reperi amerikan Sean Diddy Combs është përfshirë në një përplasje fizike me një të burgosur tjetër në institucionin federal ku po vuan dënimin.
Sipas raportimeve, konflikti nisi pasi një i burgosur e ofendoi verbalisht, ndërsa stafi i burgut ndërhyri menjëherë për të ndalur sherrin. Pas incidentit, Diddy u vendos në izolim disiplinor.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje nëse sjellja e tij mund të ndikojë në përfitimet që lidhen me lirimin e parakohshëm.
Megjithëse autoritetet nuk kanë konfirmuar ende ndonjë ndryshim në afatin e lirimit, ekspertët theksojnë se shkeljet disiplinore në burg mund të merren në konsideratë gjatë vlerësimit të sjelljes së të dënuarve.
Diddy po vuan një dënim prej 50 muajsh burg për dy akuza që lidhen me transportimin e personave për prostitucion, ndërsa më herët u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit seksual dhe organizimit kriminal. Avokatët e tij vijojnë përpjekjet për të apeluar vendimin.

