Familja Plaka në Roskovec hap dyert e m*rtit/ U vr*në nga ish-dhëndri, përcillen për në banesën e fundit bashkëshortët
Në banesën e familjes Plaka janë hapur dyert e mortit për dy bashkëshortët që humbën jetën në krimin e rëndë që tronditi vendin.
Sot, në orën 11:00, familjarë, miq, të afërm dhe banorë të zonës do t’u japin lamtumirën e fundit dy viktimave në varrezat e fshatit.
Ndërkohë, ceremonia mortore për autorin e krimit, ish-dhëndri i tyre, i cili vrau më pas veten, do të mbahet paraditen e së dielës.
Sipas informacioneve, ky vendim është marrë për të shmangur çdo tension të mundshëm mes familjeve, të cilat jetojnë në të njëjtën zonë dhe përdorin të njëjtat varreza.

