Rrëzohet avioni në Vermosh, 2 persona "zhduken" me fuoristradë, dyshohet se do trafikonin kanabis
Ky avion i vogël privat, pa asnjë shenjë të qartë identifikimi u rrëzua në Vermosh.
Ishin barinjtë e zonës që u bënë dëshmitarë të ngjarjes që mbetet e mbushur me mistere dhe mbetet e paqartë.
Kryeplaku i Vermoshit, Prek Vata, tha për Ora News, se mjeti fluturues është parë të ulet rreth pas orës 8 të mëngjesit dhe ka bërë një tentativë të dështuar për tu ringritur.
"Bëhet fjalë për një avion të vogël që nuk e dimë është privat apo çfarë. Ka ardhur nga ora 08:30-09:00 sipas dëshmive të barinjve që e kanë parë dhe është ulur në livadh. Ka pushuar gjysmë ore dhe është ringritur me u nis me u kthye nga ka ardhur.Ka pësuar defekt".
Sipas dëshmitarëve okularë në avion ndodheshin disa persona, të cilët nuk i lejuan barinjtë që tu vijnë në ndihmë, ndërsa nga zona i largoi një fuoristradë.
"Është dëgjuar një krismë si granatë. Avioni ka rënë në livadh, janë afruar barinjtë dhe kanë parë 3-4 veta. Një prej tyre u ka thënë mos u afroni, këta kanë menduar që janë policia dhe nuk janë afruar. Njerëzit i kanë marrë me një fuoristradë dhe tani nuk ka njeri këtu. Tani ka ardhur policia e kufirit po bëjnë foto.Nuk jam afruar afër se kështu mu komunikua. Edhe policia e krimeve është rrugës".
Rrëzohet avioni në Vermosh, 2 persona "zhduken me fuoristradë, dyshohet se do trafikonin kanabis
Këto lëvizje kanë shtuar misterin për personat që ndodheshin në bordin e avionit dhe sidomos qëllimin e fluturimit mbi hapësirën ajrore shqiptare.
Për shkak se zona ndër vite ka qenë problematike për kultivimin e kanabisi,t ka dyshime të forta se mund të jetë një rikthim i tentativave për trafik me avionë.
Më herët dy raste identifike janë shënuar në plazhin e Divjakës dhe në Durrrës, ku dy avionë ranë në tentativë trafiku në vitin 2014.
Në avionin e drejtuar nga Xhorxho Riformato që ngeci në rërën e Divjakës u gjeten rreth 300 kilogram kanabis, ndërsa edhe pilotit italian Guido Guidi, i cili u kap në Ishëm, pranoi se kishte ardhur për të trafikuar kanabis.
Mungesa e valëve telefonike e bën të vështirë komunikim për zbardhjen e ngjarjes.


