"Rrethohet" Kruja/ Forca të shumta policie dhe FNSH shkatërrojnë disa parcela me kanabis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2023, 12:14
Forca të shumta policie janë të shpërndara në zonën e Krujës. Burime bëjnë të ditur për kontrolle intensive pothuajse në të gjithë zonën e Krujës, më të përqëndruar në malësinë e Krujës, Nikël, Bilaj, Derven Mazhe, Thumanë etj.
Gjatë kontrollit sipas burimeve konfidenciale janë gjetur e shkaterruar disa parcela me lëndë narkotike, ndërkohë po punohet për zbulimin dhe kapjen e kultivuesve. Në operacion janë forca të policisë nga Komisariati Krujë dhe FNSH.