"Ky është shteti i Ramës që na la rrugëve", radhë të gjata në Kapshticë të punëtorëve sezonalë

Këto pamje vijnë nga pika kufitare e Kapshticës.

Qindra qytetarë shqiptarë i janë drejtuar vendit fqinj Greqisë të martën për të punuar.

Të gjithë personat duhet të kenë me vete rezultatin negative të tamponit, dhe një kontratë pune nga punëdhënësi grek.

Oraret e pritjes kanë shkuar nga 2 deri në 4 orë.

"Jam nisur nga ora 03:00 e mëngjesit nga Elbasani," thotë qytetari.

"Në rradhë kemi 4 orë dhe kemi lënë  1 milion lekë me tampone , me rrugë. Ky është shteti i Edi Ramës, kemi 3 vjet që i jampim votën dhe e la rininë rrugëve. S'kemi bukë të hamë,  Kapshticën e hapi greku, kush e hapi e hapën këta që kemi 10 ditë që presim këtu. Bravo i qoftë, s'kemi asnjë të ardhur," thotë një qytetar që pret në radhë.

"2 orë, që në 7," thotë qytetari.

Mbyllja prej muajsh e pikës kufitare të Kapshticës, sipas qytetarëve ka sjellë pasoja të rënda në ekonominë e tyre familjare.

"Kemi ndenjur në shtëpi, pa punë. Na ka ndikuar shumë rëndë, jam 4 persona në shtëpi, kam 2 goca të vogla," thotë qytetari.

"Më ndryshe nëse do ishim andej," thotë qytetari.

Pak ditë më parë autoritetet greke njoftuan se nga Pika Kufitare e Kapshticës mund të kalojnë vetëm personat që posedojnë një kontratë pune në Greqi, ndërsa lejohet vetëm kalimi i 400 personave në ditë nga ora 08:00 deri në 16:00.

Në vendin tonë nga kjo pikë kufitare mund të hyjnë të gjithë qytetarët dhe kategoritë e mjeteve nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes.

EMISIONET