Rikthehet jeta e verës në Borsh, të huajt të mahnitur nga bregdeti e çmimet, për vendasit të papërballueshme

Borshi pas pandemisë ka nisur të popullohet nga vizitorë shqiptarë e të huaj. Këta të fundit mahniten me brigjet e Jonit, ndërsa vendasit i qëndrojnë larg restoranteve, për shkak të çmimeve.

Fshati turistik i Borshit i është kthyer normalitetit. Turistët shqiptare dhe të huaj kanë populluar brigjet.

Vizitorët që vijnë nga larg thonë se do të kthehen sërish.

"Shqipëria është vendi im i preferuar, e dua Shqipërinë, plazhi është i bukur , ngjyra e ujit është shumë e bukur blu, dielli moti është i mrekullueshëm, mali gjithashtu, ehh Shqipëri të dua. Perimet edhe frutat kanë çmime perfekte, njerëzit janë të lumtur edhe të buzëqeshur".

Borshi është i njohur si zonë që mbledh pushues familjarë.

"Shumë bukur, deti, plazhi."

Ky destinacion megjithatë nuk është i përballueshëm financiarisht nga të gjithë, ndaj dhe restorantet disa nuk i frekuentojnë.

"Kam marrë me vete se jemi pensionistë."

Banorët e Borshit tregojnë anën tjetër të një fshati turistik.

"Si vend është i shkëlqyer. Si plazh ka hapësirën më të madhe në Shqipëri besoj. Por infrastruktura është copë-copë, Borshi mbytet me ujë dhe ujë nuk ka, taksat më të mëdha mblidhen në Borsh dhe dorë nuk kanë vënë gjëkundi."

Sezoni veror në këtë zonë, është ndryshe nga një vit më parë. Pas pandemisë turizmi ka filluar të marrë frymë lirisht.

EMISIONET