Zhurma nga ndërtimet në fundjavë, Braçe denoncon Veliajn: Na zgjuan pa u gdhirë!

Dhënia e lejeve të ndërtimit me orare pa kriter nga Bashkia e Tiranës është denoncuar së fundi edhe nga zëvendëskryeministri Erjon Braçe. Në një video të publikuar nga shtëpia e tij, ai tregon sesi kompania e ndërtimit nis punimet për ngritjen e një kulle shumëkatëshe duke krijuar ndotje akustike ende pa zbardhur dita, edhe pse është fundjavë. Braçe vë në dukje se qeveria ka ndaluar muzikën në respekt të shëndetit të qytetarëve, por zhurmat e ndërtimeve në Tiranë siç duket nuk kursejnë as numrin dy të qeverisë.

Ndërtimet shumëkatëshe janë kthyer në një fenomen të kudondodhur në Tiranë vitet e fundit, ndërkohë që duket që nuk janë vetëm qytetarët e thjeshtë të prekur nga ndotja dhe zhurma që shkaktojne kantierët në fjalë.

Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe, ka denoncuar mëngjesin e të shtunës zhurmën e padurueshme që ka shqetësuar banorët që në orët e para të mëngjesit megjithëse në një ditë pushimi.

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, zëvendëskryeministri, Erjon Braçe, ka denoncuar përmes një videoje shkeljen e orareve nga kantierët e ndërtimit të Tiranës.

Zyrtari i lartë socialist kujton se pikërisht për shkak të shëndetit të qytetarëve, është kufizuar muzika, ndërkohë që në Tiranë, vendin e saj në orët e para të mëngjesit e zënë zhurmat e ndërtimit ende pa nisur dita.

Përsa kohë punimet e këtyre kompanive nuk ndërpriten dhe ndaj tyre nuk vendosen gjoba, është e qartë se gjithçka ndodh me lejen e bashkisë së Tiranës, e cila vitet e fundit ka shpikur dhënien e lejeve 24 orëshe për punime nga kompanitë duke u kthyer në një shqetësim për banorët.

Qytetarët e Tiranës kanë denoncuar kantieret e ndërtimit që punojnë jashtë orarit edhe në fundjavë duke prishur qetësinë ndërkohë që shkelin edhe distancat urbane me rrugët apo objektet pranë tyre.

Një tjetër shqetësim janë betonieret që lëvizin në kryeqytet duke bllokuar trafikun e shtuar ndotjen ndërkohë që punojnë në kantiere private që nuk kanë lidhje me interesin publik.

EMISIONET