DYNDJE NË MORINË/ Fundjava sjellë valën e pushuesve nga Kosova, Drejtoria për Kufirin nxjerr shifrat: 45,518 hyrje shtetasish

DYNDJE NË MORINË/ Fundjava sjellë valën e pushuesve nga

Fundjava e fundit e muajit ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, ku është regjistruar numri më i lartë i hyrjeve nga Kosova krahasuar me fundjavat e muajve qershor dhe korrik.

Sipas të dhënave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin, nga data 25 korrik 2026, ora 05:00, deri më 26 korrik 2026, ora 08:30, në territorin shqiptar kanë hyrë 45,518 shtetas të Kosovës, me gjithsej 12,790 automjete.

Rritja e lëvizjeve lidhet me afrimin e muajit gusht, periudhë kur shumica e qytetarëve nisin pushimet verore. Një ndikim të madh në këtë fluks ka edhe ardhja e diasporës kosovare, e cila gjatë verës zgjedh të kalojë pushimet në Shqipëri, veçanërisht në zonat bregdetare, por edhe në destinacionet turistike malore.

Autoritetet kufitare presin që lëvizjet e larta të vijojnë edhe gjatë javëve në vazhdim, për shkak të kulmit të sezonit turistik.

Për përballimin e fluksit, strukturat e Policisë Kufitare në Morinë po vijojnë punën me të gjitha sportelet në funksion. Për automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë zbatohet marrëveshja për kalim pa kontrolle kufitare, ndërsa për automjetet me targa të huaja ndiqen procedura të përshpejtuara.

Sipas raportimit zyrtar për periudhën 25 korrik, ora 05:00, deri më 26 korrik, ora 08:30, në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë janë regjistruar:

45,518 hyrje shtetasish;
12,790 hyrje automjetesh.

EMISIONET