Rikthehet frika nga tërmetet, dy lëkundje të forta trondisin Shqipërinë Qendrore

Dy lëkundje të forta tërmeti kanë trandur disa qytete të Shqipërisë Qendrore.
Dy goditjet e forta janë ndjerë në Dibër, Burrel, Elbasan, Tiranë, Durrës, dhe Lezhë.
Ndërkohë IGJEO bën me dije se tërmeti ishte i madhësisë M 4.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 5 km.
“Sot në datën 15/01/2023, ora 15:01 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 5 km. Epiqendra është lokalizuar 4 km në Jug Perëndim të Klosit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64.” – njofton IGJEO.
Momentalisht nuk ka njoftime për dëme, por banorët në disa qytete kanë dalë jashtë banesave të tyre.



