Raporti konfidencial/ Jurgen Molla pazare me prokurorin Julian Xhengo për të shpëtuar nga burgu mikun e tij Armand Gorezin

Raporti konfidencial/ Jurgen Molla pazare me prokurorin Julian Xhengo për
Jurgen alias Miri Molla, Armand Gorezi dhe Julian Xhengo

Një raport konfidencial i siguruar nga “Ora News” dhe hartuar nga Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, nxjerrë prova të reja për implikimin e disa njerëzve të drejtësisë në afera korruptive me trafikantin e heroinës, Jurgen alias Miri Molla

Për këtë të fundit prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci në vitin 2018, kërkoi gjatë pretencës së tij deklarimin fajtor dhe me 17 vite dënim.

Por përfundimisht me vendim të Gjykatës së Apelit, Molla u dënua me 8 vite e 8 muaj burgim për akuzën e “Trafikut të narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Grupit të strukturuar kriminal”. Molla ka dy vite që është liruar nga burgu i Reçit në Shkodër ku vuante dënimin.

Në raportin konfidencial të Policisë Kriminale veç bisedave për trafik droge heroinë dhe hashash, pasqyrohen të dhëna domethënëse për korruptim të gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim nxjerrjen e personave nga burgu si korrierin Arben Prendi dhe një individ tjetër i quajtur Armando Gorezi.

“Ora News” publikon për herë të parë komunikime telefonike dhe takime të kryera mes Jurgen Mollës dhe prokurorit të çështjes në Tiranë, Julian Xhengo me qëllim lirimin e Gorezit nga burgu.

Këto biseda telefonike edhe pse kanë qenë në dosjet dhe zyrat e prokurorisë, çuditërisht asnjëherë nuk janë vlerësuar si të tilla, duke kaluar me dashje ose pa dashje sipërfaqësisht pa u vënë re.

Çështja e përgjimeve korruptive është ndarë nga Krimet e Rënda, duke ja kaluar prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme, por nuk pati asnjë konkretizim.

Beratasi Armando Gorezi, është shok i ngushtë i Jurgen Mollës dhe së bashku gëzojnë pasuri të përbashkëta në Tiranë. Gorezi ishte dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes, trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

Një pjesë të pasurisë që gëzon në Shqipëri ai e ka regjistruar në emër të vëllait Alket Gorezi dhe të dashurës së tij, Ana.

Por në vitin 2015 Policia e Shtetit gjatë një aksioni për llogari të drejtësisë italiane, ka arrestuar me qëllim ekstradimin për në Itali, Armando Gorezi, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm, për veprat penale, vrasje, trafik lëndësh narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

Nga të dhënat e përftuara nga puna operativo gjurmuese fillimisht Jurgen Molla në koordinim me Alket Gorezin vëllai i Armandit, kanë financuar shuma në Euro për të manipuluar procesin e ekstradimit, nëpërmjet korruptimit të Prokurorit të çështjes Julian Xhengo.

Njëkohësisht Jurgen Molla nëpërmjet lidhjeve në sistemin e burgjeve ka realizuar takime jashtë radhe me Armando Gorezin në burgun e Fushë-Krujës, kalimin e tij për disa kohë në Spitalin e Burgut, pajisjen e tij gjatë gjithë kohës me telefon celular për të komunikuar për koordinimin e veprimeve me familjarët dhe Jurgen Mollën.

Të gjitha këto veprime janë kryer thuajse paralelisht dhe me ndërhyrjet korruptive të Jurgen Mollës, për të shpëtuar nga burgu korrierin e tij të kapur me 15 kg heroinë Arben Prendi, dhe pagesat për transferimin e prokurorit Anton Martini nga Krimet e Rënda drejt prokurorisë së Shkodrës.

Ndërkohë në funksion të pengimit të ekstradimit të Armand Gorezit, Jurgen Molla, përveç kontakteve të vazhdueshme me vëllain e Armandos, Alket Gorezin, ka realizuar kontakte fizike dhe me prokurorin Julian Xhengo, i cili dyshohet se fillimisht kishte marrë përsipër zgjidhjen e çështjes.

Julian Xhengo, është prokurori i Tiranës që kishte çështjen. Më parë ai ka shërbyer në njësinë hetimore antikorrupsion Task-Forcë dhe ka qenë një nga prokurorët e preferuar të drejtuesit të kësaj njësie, Altin Dumani.

Por në raportin konfidencial del se Jurgen Molla është takuar me Julian Xhengon dhe njëherësh ka mbyllur dhe pazaret me të. Madje në njërën prej ditëve ai shkon dhe e pret në takim, përpara godinës së Krimeve të Rënda, por Xhengu nuk paraqitet megjithëse Jurgen Molla i ka shkruar vazhdimisht në të dy numrat e tij.

Sipas dosjes hetimore më datën 27 mars 2015 Jurgen Molla me numrin e telefonit 0696999XXX e merr Armand Gorezi me nr. 44207XXX, të cilit i tregon se ka biseduar me një person të tretë, i cili i ka thënë se tani që ka ardhur dosja e Mandit e ka më të lehtë. Jurgeni i thotë të mos mërzitet se ka për të dalë që aty.

Në 10 prill 2015, Jurgen Molla në numrin e telefonit 069699XXX e merr Armand Gorezi me Nr.44207052 nga burgu, të cilit i thotë se do të takohet vetë me prokurorin, i thotë se do ti japin ndonjë "kafe" atij. Jurgeni i thotë se kur do e lenë, por do të flasin përsëri nesër.

Një ditë më pas në 11 Prill të protagonistët Molla dhe Gorezi flasin sërish për takimin me prokurorin.

Mandi i thotë se:”…nesër vjen prokurori se kishte qenë në Sarandë për punët e veta…”.

Mandi e pyet se:”…nëse do të bëhet ndonjë gjë apo jo…?”.

Jurgeni i thotë se:”…do të bëhet, se për ndryshe të kishin bërë gjyqin dhe të kishin nisur…”.

Mandi i thotë se:”…çfarë nuk po dëgjoj këtu, se disa çuna këtu i kanë mbajt si puna ime dhe papritur e kanë parë veten andej…”.

Jurgeni i thotë se:”…nuk ja merr mendja se e bën atë punë, nesër do të takohemi me atë ne…”.

Mandi e pyet se:”…avokati do e takojë vetë…?.

Jurgeni i thotë:”…po janë shokë bashkë…”.

Në 14 Prill 2015, Jurgen Molla telefonohet nga burgu nga Armand Gorezi i cili i thotë së sot kishte takim me farmiljarët.

Mandi e pyet Jurgenin:”…nëse e ka takuar avokatin?.

Jurgeni i thotë se:”...nuk e ka takuar akoma se avokati kishte gjyq, por do të takohen patjetër me prokurorin…”.

Mandi i thotë:”…ta mbyllin sot muhabetin se po ikin ditët…”.

Nga ana tjetër Jurgen Molla i dërgon sms një avokati me tekst:"…Si ja kalove avokat, do e takojmë atë Julin….".

Në 28 maj 2015, Jurgeni telefonon një avokat, të cilin e pyet se si e ka mbiemrin Juli dhe Arbeni i thotë se:”… ai e ka mbiemrin Xhengo…”.

Jurgeni i kërkon që t'i nisë edhe numrin e telefonit. Arbeni ja nis numrin 06941111XX. Arbeni i thotë se: ”…të mos tregojë që ja ka dhënë ai numrin…”.

Në datën 20 prill 2015, Jurgen Molla telefonohet nga Armand Gorezi që ndodhej në burg, të cilit Jurgeni i thotë se:”…do kryejnë disa veprime për në Gjykatën e Apelit. Sot e kemi lënë me Julin (prokuror) dhe me avokatin…”.

Ndërkohë në datën 30 maj 2015, Jurgenin në numrin e telefonit 069699XXX e merr Mandi alias Armand Gorezi) me nr. 0699119XXXX, të cilit i tregon se gjërat janë vënë në vijë.

Jurgeni i thotë se:”…dje në takim ishte prezent edhe ai personi që ishte fut për Mandin, shton se janë ndarë edhe pazaret…”.

Më datë 1 qershor 2015, Jurgenin në numrin e telefonit 0696999XXX e merr Mandi (Armand Gorezi) me nr. e telefonit 0699119XXX, i cili e pyet Jurgenin nëse ja ka mbyllur çështjen apo çështja do të shtyhet përsëri.

Jurgeni i tregon se: “…herën e fundit që ka bërë takim me ata kanë rënë dakord me pazarin dhe ato i kanë dhënë fjalën se puna ka mbaruar. Ku ka takuar vetëm atë,(nuk përmend se kë) ai i ka thënë që do pushohet…”.

Raporti konfidencial/ Jurgen Molla pazare me prokurorin Julian Xhengo për
Jurgen alias Miri Molla, Armand Gorezi dhe Julian Xhengo

Vijon…

EMISIONET