Rama: Të thuash Ballkani i Hapur është projekt i Rusisë, është si të thuash BE është "Jugosllavi e Re"
Kryeministri Edi Rama mohon se "Ballkani i hapur është projekt i Rusisë. Në një konferencë për median nga Ohri ku ndodhet në kuadër të samitit të "Ballkanit të Hapur" Rama komentoi dhe deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se ai mbështet Open Balkan por ka deklaruar se BE kërkon Balkanin e mbyllur
Rama kujtoi faktin që Lavrov nuk mundi të udhëtonte drejt Serbisë pasi s'u lejua avioni i tij të kalonte në hapësirat ajrore të shteteve ballkanike.
Pyetje: A keni një reagim ndaj deklaratave të ministrit te Jashtem rus Sergei Lavrov që ka mbështetur Open Balkan por ka deklaruar se BE kërkon Balkanin e mbyllur?
Edi Rama: Të peshkohesh kaq kollaj nga sarkazma e një personazhi të mirënjohur botërisht për gjuhën e tij sarkastike e pastaj nga manipulimi i kësaj sarkazme nga ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë dhe urrejtjes për interesa të politikës së ditës në katundet ballkanike, është për të ardhur keq.
Nëse zotëria do të ishte promovuesi apo mbështetësi i Ballkanit të hapur, Ballkani do ishte i hapur minimalisht për të. Por ai nuk ka mundur të hyjë në Ballkan pasi është tërësisht i mbyllur për të, ndaj s’ka marrë dot leje për të hyrë në Ballkan nga vendet e Ballkanit që të jemi të qartë.
Të thuash që Ballkani i Hapur është projekt i Rusisë është si të thuash që BE është Jugosllavi e Re"