Qyno: E çuditshme që databaza e të dhënave shitej 200-300 mijë lekë, ka nisur qysh në 2020

Gazetari i Ora News, Elton Qyno tha se kalimi i rrogave të dala nga databaza e AKSH-it ka vazhduar qysh nga vitit 2020 deri në shtator 2021.

Qyno u shpreh se ajo që është e çuditshme këtu është sesi një specialist IT-je i ishte databazat e rrogave me 200-300 mijë lekë.

Ai shtoi se kjo gjë bënte që personat që i merrnin këto të dhëna, i përdornin për përmbarim për të gjetur rrogën dhe vendin ku punoje duke ta bllokuar atë dhe ta vilnin në llogari të bankës

Qyno: Kalimi i rrogave ka vazhduar qysh nga vitit 2020, nuk ka ndodhur njëherë. Ndërhyrjet kanë filluar qysh nga shtatori i viti 2020 dhe kanë vazhduar deri në shtator 2021 dhe këto  gjëra janë provuar nga e-mailet që kanë shkëmbyer. Ajo që është e çuditshme këtu është sesi një specialist IT-je i ishte databazat e rrogave me 200-300 mijë lekë. Nuk mund të shitet informacioni  shtetarëve shqiptare, duke nxjerrë zbuluar rrogat e këtyre zyrtarëve. Në këtë kushte lindin shumë dyshime për formën se si ata kanë vepruar dhe shpërblimit që ata kanë marrë, që është 200-300 mijë lekë, shumë që kanë marrë kundrejt këtyre databazave.

Kjo gjë bënte që personat që i merrnin këto të dhëna, i përdornin për përmbarim për të gjetur rrogën dhe vendin ku punoje duke ta bllokuar atë dhe ta vilnin në llogari të bankës. Në këtë rast nxorën në pah gjithë pjesën ekonomike të vendit, duke i hedhur një kockë krimit dhe agjentëve të huaj të informacionit. Qëllimi ka qenë për të gjurmuar kreditorët e bankës që të mos i shmangen detyrimit të bankës.

EMISIONET