Pse po vriten të rinjtë? Nora Malaj: Adoleshentët s’po gjejnë ekuilibrin. Krimi ka një strategji, të dobësojë familjen dhe shoqërinë

Një ditë më parë një i ri, 20-vjeçar u sulmua për vdekje me thika nga dy 18-vjeçarë.

Konflikti u raportua se kishte nisur për një vajzë, ku dy djemtë i ngacmonin të dashurën të ndjerit, një sherr ky që ka precipituar në përdorimin e armëve të ftohta.

Për ta parë në një këndvështrim ndryshe por dhe për të kuptuar më shumë se pse ndodhin këto në studion e lajmeve në “Ora News” e ftuar ishte ish-zëvendës Ministrja e Arsimit Nora Malaj.

Ajo tha se të rinjtë shqiptarë nuk po gjejnë ekuilibrin në këtë realitet ku jemi. E gjithë problematika që shikoj është fakti me heshtjen, ndaj ne nuk duhet të heshtim për raste të tilla.

“Krimi ka një strategji, të dobësojë familjen dhe shoqërinë. Të rinjtë shqiptarë nuk po gjejnë ekuilibrin në këtë realitet ku jemi. E gjithë problematika që shikoj është fakti me heshtjen, ndaj ne nuk duhet të heshtim për raste të tilla.

Pasi mesa duket e keqja ka filluar të dominojë dhe ne thjesht heshtim. Por kjo nuk duhet të ndodhë, por për të keqen nuk duhet heshtur kurrë.

Ngjarja që ka ndodhur është shumë tronditëse. Djali që ndërroi jetë ishte një i ri që e donte jetën: Ishte në punë pasi ngjarja ka ndodhur kur ai po kthehej nga puna.

Kjo është e keqja, pasi kur ndodhin ngjarje të tilla kuptojmë se sa e rëndësishme është adoleshenca dhe të rinjtë.

Mendoj se shoqëria duhet të shokohet shumë fort nga ngjarje të tilla.

Të rinjtë nga mosha 20 deri në 29 vjeç janë të paarsimuar. Dhe këta të dy që shkaktuan vdekjen e e të riut çfarë statusi kanë pasur.

Nga ana tjetër familja e tyre nuk mundet të dalë dhe të lajë duart si Ponc Pilati dhe të thotë se nuk ka asnjë faj për krimin që fëmijët e tyre bënë. Jo, ata duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.

Po ashtu një pjesë të madhe të fajita në këtë mes ka dhe shoqëria”, u shpreh ndër të tjera pedagogia Nora Malaj.

të rinjtë dhuna nora malaj

EMISIONET