Propaganda/ Rama në regjim shtrati publikon “podcast”-in, prezanton kandidaten e Durrësit
Kryeministri Edi Rama ka vendosur që “Podcast”-in ta përdorë për qëllime elektorale duke e vënë këtë format totalisht në shërbim të propagandës së tij.
Kjo pasi në një kohë kur ai ndodhet që nga dita e djeshme në regjim shtrati deri në rekuperimin e tij shëndetësor për shkak të operacionit në apendesit, këtë mërkurë kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emirajna Sako është e ftuara e Ramës, i cili ka publikuar një pjesë të shkurtër nga podcasti i regjistruar para operacionit që do të transmetohet të shtunën.
Kreu i qeverisë me batuta i thotë Sakos se sa herë i ka thënë burri që ta lërë këtë punë, por kryebashkiaja thotë se e ka paralajmëruar që para se t’i futej rrugës së politikës.
Pjesë nga biseda
Sako: Kujtoj nga ju frazën, merr një krevat dhe fli në bashki tani.
Rama: Ju edhe ballë për ballë kur jeni me mua nuk i thoni gjërat siç i mendoni të gjitha!
Sako: Atje duhej të merrja nja tre mjete që të shkoja në punë.
Rama: Sa herë të ka thënë burri po ca merresh me këtë punë, po lërë fare?
Sako: Para se të thoja po, i kam thënë shiko po të pyes që mos të më thuash pastaj po i lë kalamajtë rrugëve.
Rama: Për një fëmijë t’i bëre dy.
Sako: Tomas dhe Greg, binjakë, identik të dy.