PS rrëzon hetimin për portin, Alibeaj kapet me Nikollën: Tregojuni shqiptarëve, Kuvendi ka marrë fund

Kërkesa e deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për aferën e Portit të Durrësit u rrëzua nga Konferenca e Kryetarëve. Kjo shkaktoi debate në parlament, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e cilësoi ndryshimin e ligjit për komisionet si justifimin i Taulant Ballës për të mbrojtur aferën.

Konferenca e Kryetarëve ku socialistët përbëjnë shumicën rrëzoi kërkesën e disa prej deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për projektin e portit të Durrësit.

Vendimi u reflektua me debate të forta në sallën e Kuvendit.

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj akuzoi Taulant Ballën se po përdor justifikimin se parlamenti do bëjë ligj të ri për komisionet hetimore, ndaj të gjitha kërkesat nuk miratohen.

 “Ngrihet nga kreu i grupit parlamentar të PS si justifikim që meqë parlamenti do bëjë ligj të ri për komisionet hetimore, të gjithë kërkesat nuk miratohen. Kushtetuta e ka të qartë që kur janë nënshkrimet që kur i ka, të ketë një objekt, të ketë përcaktuar afatin dhe përbërjen dhe është detyrim i këtij parlamenti për ta miratuar pa asnjë diskutim. Ju si përfaqësuese e këtij Kuvendi duhet t’i tregoni shqiptarëve që ky parlament ka marrë fund. Është detyra juaj për të mbajtur përgjegjësi. Duhet t’i bëhej me dije deputetëve se çfarë po ndodh”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.

Një grup prej 35 deputetës të opozitës kërkuan në parlament hetimin e thelluar për atë ç’ka konsiderojnë si afera e grabitjes së Portit të Durrësit dhe dhënies për interesa private të klientëve të qeverisë.

Për deputetët opozitarë me anë të kësaj afere u hiqet e drejta e pronës qytetarëve të Durrësit.

kuvendi porti i durrësit enkelejd alibeaj

EMISIONET