“Edhe frymën po e taksoni”/ Sula akuza ndaj PS: Po mashtroni me rritje pagash për fushatë, ekonomia në ditët më të zeza

“Edhe frymën po e taksoni”/ Sula akuza ndaj PS: Po mashtroni me

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në fjalën e tij në ka lëshuar akuza në drejtim të mazhorancës ndërsa theksoi se janë gati që të taksojnë jo vetëm hirrën, por dhe frymën e shqiptarëve.

Nga Kuvendi ai tha se ekonomia shqiptare është në ditët e saj më të zeza.

“Faleminderit zonja kryetare për këshillën dhe si nxënës të klasës së parë do i kemi parasysh.

Pyetje kam për maxhorancës; pse e vutë taksën e hirrës ju para një viti. Ju nuk lini gjë pa rënë në tokë, edhe hirrën dhe frymën e taksoni.

Nuk jemi kundër të hiqet kjo taksë. Po hiqni taksën për karburantet, hiqni taksën për fermerët, që po vuajnë çdo ditë. A ishin këtu në 23 dhjetor për rialokimin e fondit që kishte ngelur dhe kërkuam që t’ja jepnit fermerëve.

Banka Botërore, FMN e radhisin Shqipërisë si vendi më i varfër deri në 2028-ën. Më gjeni një raport që ju të keni diçka pozitive.

Ekonomia shqiptare është në ditët e saj më të këqija. Rrugët që keni marrë është e gabuar. Atë rritjen e pagës po e bëni tani për fushatë.

Rreni, mashtroni për fushatë. Por kishit kohë para disa vitesh. Është për të ardhur keq. S’ka për të pasur parlament deri në fushatë, se e keni mendjen te zgjedhja.

Jo mo jo, duhet të bëhet seancë çdo javë. Mos e mbyllni parlamentin, pasi parlamenti nuk duhet të ndërpresë punimet me rregullore.”, tha Sula.

fushata zgjedhore dashnor sula sula kuvend mashtrim ps

EMISIONET