Prona ndez sherrin mes vëllezërve/ Në Lezhë, vëllai bën për spital vëllain që në mëngjes
Dy vëllezër në fshatin Mërqi të Lëzhës janë konfliktuar në mëngjesin e së mërkurës. Prona ka qenë shkak që ka bërë që vëllezërit Leka të përdorin mjetet e forta kundër njëri-tjetrit, dhe njëri prej tyre të përfundojë në spital me plagë të rënda.
Një konflikt pronësie mes dy vëllezerve në Lezhë përfundoj me plagosjen me sende të forta të njërit prej tyre.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të së mërkures në fshatin Mërqi, ndërsa i plagosur mbeti Alfred Leka rreth 40-vjeç.
Ai mori lëndime nga goditjet me grushta dhe sende të forta dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha .
Sipas deklarimeve të 40-vjeçarit, ai ka qenë duke lëvizur me makinë sëbashku me familjen kur i është zënë pritë dhe qëlluar.
Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për sqarimin e rrethaneve dhe motiveve të konfliktit mes dy vëllezerve.
Ata u morën në pyetje në lidhje me rastin, ndërsa nga veprimet paraprake rezulton se ata ishin në konflikt prej kohësh për kufirin ndarës të tokës në afersi të banesave të tyre.