Problemet e shëndetin mendor, Halilaj: Në Shqipëri vazhon ideja se je i çmendur nëse shkon tek psikologu

Situata po kthehet shqetësuese sa i përket personave që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor.

Për “Ora News”, në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai,  psikologia Helene Halilaj u shpreh se ka shumë individë që kanë kaluar vështirësi të jashtëzakonshme në jetë dhe siç tha ajo, kjo lidhet edhe me kulturën tonë që të pranojmë se brenda familjes tonë kemi individë që kanë probleme të shëndetit mendor.

“Në media po flitet për shëndetin mendor dhe sa ndikon ai tek familjet dhe familjarët për këtë individ.

Dhe kjo tregon që ka pasoja të mëdha dhe vështirësi të riparueshme. Por ne në Shqipëri e kemi të vështirë të flasim për këto gjëra, dhe deri më tani njerëzit të cilët  shkojnë tek psikologu ti quhesh i çmendur, në një kohë q ënë botë kjo është relaks”, u shpreh ndër të tjera psikologia Helena Halilaj.

EMISIONET