Alarmi i mjekut, Demi: Kemi një rritje të personave që shfaqin sëmundje të shëndetit mendor, sidomos pas tërmetit dhe pandemisë

Situata po kthehet shqetësuese sa i përket personave që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor.

Për “Ora News” i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, mjeku psikiatër Neliu Demi theksoi se ka një ekspozim të shtuar të problematikave simod pas periudhë=ave të vështira të tërmetit dhe të pandemisë.

“Mund të themi që kemi një rritje të personave që shfaqin sëmundje të shëndetit mendor, sidomos para periudhës së tërmetit dhe pandemisë. Dhe kjo e fundit do të vazhdojë të shfaqë pasoja qoftë tek persona të prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë,  apo edhe nga situata nga më traumatike dhe tragjiket të humbjes së personave të tyre të dashur. Dhe këto mund të vijojnë të shkaktojnë pasoja edhe në periudhat në vazhdim.

Zgjidhja e situatës vjen nga mosndërhyrja në kohë që mund të krijojë problematika si tek individi ashtu edhe tek personat familjarë të lidhur me të. Apo edhe tek vetë shoqëria”, u shpreh Neli Demi.

EMISIONET