PRITET PROTESTË PARA KUVENDIT/ Policia "blindon" zonën, vendoset gardh metalik në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit
Policia ka shtuar masat e sigurisë para protestës së paralajmëruar për sot para Kuvendit, duke vendosur barriera metalike dhe duke zgjeruar perimetrin e kontrollit në zonën përreth Parlamentit.
Në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit është vendosur një gardh metalik, ndërsa kalimi për automjetet dhe qytetarët është kufizuar. Zona do të monitorohet nga forcat e rendit gjatë zhvillimit të protestës.
Masat e shtuara vijnë pas protestës së fundit të zhvilluar pranë Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione, ku disa protestues hodhën vezë dhe sende të tjera në drejtim të deputetëve dhe automjeteve të tyre.
Policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë me synim menaxhimin e lëvizjeve dhe ruajtjen e rendit gjatë tubimit të sotëm.

