Pretendoi që i rrezikohej jeta në qeli, GJKKO jep 12 ditë kohë për të vlerësuar gjendjen e Erzen Breçanit
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit duke caktuar një ekspert mjeko-ligjor për të përcaktuar gjëndjen shëndetësore të ish-nën drejtorit të policisë së Tiranës.
Gjykata i dha kohë deri më datë 12 mars për të vlerësuar gjëndjen e Breçanit. Sipas avokatëve mbrojtja për shkak të fobisë nga ambientet e mbyllura, i ka shfaqur probleme me zemrën dhe qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë edhe jetën.
Për ketë ata kërkojnë një masë me të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg.
Erzen Breçani u arrestua nëntorin e kaluar me akuzën e pastrimit të parave dhe përkrahje të autorit të krimit.