Prençi: Instituti i Pajtimit të Gjaqeve është braktisur nga shteti, vrasja e Nikulajt nuk është gjakmarrje klasike

Shemsi Prençi, ekspert i Policisë, duke folur për fenomenin e gjakmarrjes në "Drejt" tha se Instituti i Pajtimit të Gjaqeve është braktisur nga shtetit.

Sipas tij një bashkëpunim më i mirë mes tyre do të kishte zbutur fenomenin.

"Instituti i Pajtimit të Gjaqeve është braktisur, nuk stimulohet fare nga shteti shqiptar. Ka pasur shpërdorim dakord. Madje dhe në ngjarjen e fundit ka përfolje rreth problemeve të lojërave të dyfishta por problemi është shteti çfarë po bën me institucionin e pajtimit të gjaqeve? A po përgatit një strukturë të posaçme policore? Ishte një nismë dikur që të ketë një strukturë që të bashkëpunojë me institucionin e pajtimit të gjaqeve por edhe me evidentinim e problematikave dhe konflikteve të reja që kanë lindur.Do të ishte zbutur plaga dhe nuk do të shkonim në këtë lloj agresiviteti".

E ndërsa gjakmarrja është pista kryesore e hetimit për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ai thotë se rasti nuk ka të bëjë me gjakmarrjen klasike.

"Nuk kemi të bëjmë me një gjakmarrje klasike. Ata që mendojmë ne që e kanë organizuar ose dyshon policia duhet t'u kishin  çuar fjalë, e kemi vrarë ne, e përmban Kanuni. Me Kanun nuk mbulohet, nuk i shkon në shtëpi".

drejt ardian nikulaj

EMISIONET