FOTO/ Po transportonte a*më shpërthyese drejt Shkodrës, arrestohet 38-vjeçari nga Durrësi

FOTO/ Po transportonte a*më shpërthyese drejt Shkodrës,

Policia e Shtetit ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale e cila mund të sillte pasoja tragjike. Në orët e para të mëngjesit të sotëm është bërë finalizimi i operacionit të koduar "Remote" falë bashkëpunimit të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës dhe Hetimin e Krimeve të Rënda DVP Shkodër.

FOTO/ Po transportonte a*më shpërthyese drejt Shkodrës,

Sipas informacioneve paraprake, efektivët e policisë kishin të dhëna paraprake se një shtetas po transportonte një armë shpërthyese drejt Shkodrës. Në fshatin Stajkë u bë kontrolli i mjetit të dyshuar, në të cilën u sekuestrua një minë më telekomandë e cila ishte lidhur me një aparat celular.

Në prangat e policisë ranë 38-vjeçari me iniciale E.B., banues në Durrës, ndërsa bashkëpunëtori i tij, 34-vjeçari me iniciale E.P., është shpallur në kërkim. Gjatë operacionit u bë sekuestrimi i një minë me telekomandë, dy telefona celularë dhe një maskë.

EMISIONET