Ç’po ndodh te “Gustav Majeri”? Gazetarja: Mësuesi u premtonte nxënësve ringjalljen, shkarkohet pas skandalit në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e prindërve dhe mësuesve në Tiranë, ku një mësues i anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Gustav Majer” është pushuar nga puna pasi akuzohet se ka përdorur orën e mësimit për të predikuar besime fetare tek nxënësit.

Ngjarja u bë publike pas denoncimit nga ana e prindërve, të cilët ishin vënë në dijeni nga fëmijët e tyre.

Sipas dëshmive, mësuesi, në vend që të zhvillonte programin mësimor të lëndës së anglishtes, u fliste nxënësve për doktrina të lidhura me “Dëshmitarët e Jehovait”, duke u thënë atyre se “nëse vdisni, do të ringjalleni”.

Kjo situatë, e cila ka ndodhur në kundërshtim të plotë me parimin e laicitetit të shkollës shtetërore, shkaktoi konfuzion dhe shqetësim tek fëmijët. Menjëherë pas marrjes së ankesave, drejtoria e shkollës nisi verifikimet dhe vendosi pushimin e menjëhershëm të mësuesit nga puna, duke e cilësuar veprimin e tij si një “shkelje të rëndë të rregullores”.

RAPORTIMI I PLOTE I GAZETARES SONILA MUSAI PER NGJARJEN

Në fakt ne ndodhemi pikërisht në shkollën ku mësuesi i anglishtes prej kohësh predikonte fenë, konkretisht për Jehovain, duke ju thënë nxënësve që nëse vdisni do të ringjalleni. Në fakt deklaratat që nga vetë nxënësit është mësuar më pas edhe nga prindërit, të cilët e kanë ngritur shqetësimin në drejtori.

Sigurisht pas verifikimit të rastit, mësuesi është pushuar nga puna, por kjo situatë ka shqetësuar tej mase edhe prindërit. Kjo është shkolla në fakt ku mësuesi i anglishtes ka predikuar fenë e Jehovait gjatë orëve të mësimit me nxënësit. Kanë qenë pra dëshmitë e vetë nxënësve, duke ju treguar prindërve të tyre për atë çka mësuesi bënte në orën e mësimit, duke dhënë mesazhe rreth fesë së Jehovait dhe jo duke zhvilluar programin mësimor, duke i vënë sigurisht edhe fëmijët në konfuzion.

Janë ankesat e paraqitura nga vetë prindërit tek mësuesit, ku më pas është pushuar mësuesi, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje e rëndë e rregullores.

Ndërkohë duhet të theksojmë që vetë prindërit, të paktën unë pata një komunikim me disa prej tyre, janë të shqetësuar, edhe pse në fakt janë vetë prindërit të cilët janë interesuar vazhdimisht pra tek shkolla sa i përket këtij rasti, dhe ende në fakt nuk kemi një informacion nëse mësuesi do të procedohet penalisht.

Është kjo ajo që kërkojnë vetë prindërit, që mësuesi jo vetëm të pushohet nga puna, por edhe të procedohet penalisht për këtë veprim që ka bërë.

Nga ana tjetër, duhet të theksojmë që psikologët e konsiderojnë këtë si të dëmshme në zhvillimin emocional, por edhe psikologjik të fëmijëve, pasi është mosha që këta fëmijë në fakt ende nuk kanë aftësinë për të dalluar bindjet e tyre dhe kjo gjë në fakt i dëmton rëndë.

Në ditën e sotme situata duket e qetë, nuk ka ende të paktën një informacion, qoftë edhe nga vetë shkolla nëse këtë rast e kanë referuar pranë organit të akuzës, ku mësuesi i anglishtes tashmë i pezulluar të procedohet penalisht.

Rasti ka alarmuar jo vetëm ekspertët e arsimit, prindërit, por të gjithë shoqërinë, pasi vetë psikologët thonë që kjo gjë mund të ndikojë, mund të ndikojë edhe në gjendjen emocionale të fëmijëve, duke qenë se ende nuk janë të aftë për të bërë dallimin.

Sakaq ekspertët e arsimit shprehen se duhet të ketë një filtër në ë tek mësuesit të cilët ë japin mësim dhe herë pas here duhet të ketë kontrolle dhe monitorime për sa i përket punës të mësimit që vetë mësuesit bëjnë.

Është sigurisht një rast i rëndë ku ekspertët e arsimit thonë se mësuesit duhet ta dinë, ashtu në fakt siç përpara se të vijnë të japin mësim e dinë, por duhet ta zbatojnë që një mësues duhet të ndajë, pra çfarë dinë nga ana profesionale dhe çfarë ai mendon vërtet, pra bindjet nga ana profesionale dhe personale duhet t'i ndajë në orën mësimore.

EMISIONET