Plagosja e dy personave në “Don Bosko”, askush i arrestuar/ Autorët dyshohet se përdorën targa të dubluara

Policia e Tiranës ende nuk ka rënë në gjurmët e 3 autorëve, të cilët një ditë më parë hapen zjarr në një lokal në “Dom bosko” ku mbetën të plagosur 2 persona.

Burime për gazetarin e “Ora News”, Edison Vatnikaj bëjnë me dije hetuesit kanë dyshime se mbi mjetin tip “Golf 5” me xhama të zinj, autorët kishin vendosur targa të dubluara, ose makina mund të këtë ndërhyrje në numrin e shasisë.

Plagosja e dy personave në “Don Bosko”, askush i arrestuar/
Vendi i ngjarjes

Pas ngjarjes autorët që besohet që të kenë qenë të maskuar kanë marrë drejtim drejt zonën se Paskuqanit për destinacionin final Qerekën.

Zona e Paskuqanit ka një prezencë më pak të kamerave të sigurisë çka ia ka mundësuar autorëve largimin e tyre.

Të njëjtat burime bëjnë me dijë se autorët besohet të kenë pasur dy armë me vete, një pistoletë që e kanë përdorur në ngjarje dhe një armë kallashnikov.

Kontrollet janë përqendruar në zonën e Fushë-Krujës dhe për rreth saj me qëllim evidentimin e ndonjë prove bindëse.

Plagosja e dy personave në “Don Bosko”, askush i arrestuar/
Ne foto: Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi dje ne spital

Oficerët e krimeve do të paraqiten në spitalin e Traumës më qëllim marrjen në pyetje të dy të plagosurve, Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Për hetuesit 45-vjeçari Elezaj besohet se ishte shënjestër e sulmit, kjo për shkak të ngarkesës penale që ka pasur në Itali.

EMISIONET