Demi: Maroku nuk është surprizë, pas suksesit qëndrojnë investimet dhe puna shumëvjeçare
I ftuar në emisionin “Ora e Botës” në “Ora News”, fizioterapisti Klaiv Demi ka analizuar suksesin e kombëtares së Marokut në Kupën e Botës, duke vlerësuar investimet afatgjata që kanë sjellë rritjen e nivelit të futbollit në këtë vend.
Demi u shpreh se pas paraqitjes historike të Marokut qëndron një projekt i madh zhvillimi, me investime në infrastrukturë sportive, fusha futbolli dhe ngritjen e një sistemi skautizmi në të gjithë vendin.
Sipas tij, federata marokene ka përfshirë mijëra fëmijë në programe identifikimi talentesh, një strategji që sot ka prodhuar futbollistë të nivelit të lartë dhe një skuadër konkurruese në arenën ndërkombëtare.
“Maroku nuk është aty ku është rastësisht. Është një ekip që ka bërë investime dhe sot renditet në nivelet më të larta të futbollit botëror”, u shpreh Demi.
Ai e cilësoi historinë e Marokut si një histori “underdog”, duke kujtuar se skuadra ka bërë një ngjitje të jashtëzakonshme nga vendi i 76-të në renditjen e FIFA-s deri në vendin e gjashtë.
Demi theksoi se Maroku meriton një surprizë në këtë Botëror dhe shprehu dëshirën që skuadra afrikane të eliminojë Francën, duke e konsideruar këtë një arritje historike për futbollin e vendit.
Klaiv Demi :15 milionë dollarëshe dhe po ashtu një, një fushatë me, me investime jo vetëm në, në ambiente sportive dhe fusha futbolli, por gjithashtu dhe me, me skautizmin nëpër të gjitha zonat e Marokut.
Mbi 15 mijë fëmijë më duket ishin marrë për, për t'u provuar në këtë, në këtë projekt që ka bërë federata marokene dhe që sot është këtu ku është me këto emra të mëdhenj. Dhe që, mendimi im, nuk është kot aty ku është, pra në vendin e gjashtë në renditjen e FIFA-s.
Dhe unë shpresoj shumë që sonte Maroku të eliminojë Francën. 1: Jo, për mua do bëhet shumë e bukur sepse dua ta sqaroj këtë pjesë. Është një histori 'underdog' le të themi. Pra, është një ekip i cili vjen nga niveli i ulët, pra vjen nga vendi i 76-të Vjen nga niveli i 76-të i FIFA-s dhe del në vendin e gjashtë. E meriton ndonjë surprizë. Ndërsa për Argjentinën kam vendosur që sonte s'do flas fare, thjesht do pres t'i shtohet ai ylli i katërt tek fanella.

