Prokopi: Maroku testi më i vështirë për Francën, por “Gjelat” mbeten favoritë për titullin
I ftuar në emisionin “Ora e Botës” në “Ora News”, gazetari Mantho Prokopi ka analizuar sfidën mes Francës dhe Marokut në Kupën e Botës, duke vlerësuar forcën e skuadrës afrikane, por edhe potencialin e madh të kampionëve në fuqi.
Prokopi u shpreh se Maroku është kundërshtari më i fortë që Franca ka përballur deri në këtë fazë të turneut. Sipas tij, skuadra afrikane ka treguar cilësi të larta teknike, fizike dhe psikologjike, duke e bërë këtë përballje një test të vërtetë për “Gjelat”.
“Maroku është kocka më e fortë e mundshme që ka përballur Franca deri më tani”, tha Prokopi, duke theksuar se ekipi maroken di të luajë me topin dhe paraqitet me shumë besim pas rezultateve të arritura.
Megjithatë, gazetari vlerësoi se Franca mbetet favorite falë grupit të lojtarëve që disponon dhe forcës së saj në repartin ofensiv. Ai theksoi se me emra si Kylian Mbappé dhe pjesën tjetër të kontingjentit, objektivi i skuadrës është fitimi i trofeut.
Sipas Prokopit, eliminimi i Francës nga Maroku do të ishte një nga surprizat më të mëdha të këtij Botërori, edhe pse sfida pritet të jetë shumë e vështirë.
Franca dhe Maroku përballen në një duel që premton emocione të mëdha, me skuadrën afrikane që kërkon të shkruajë historinë dhe “Gjelat” që synojnë një tjetër finale botërore.
Mantho Prokopi: Nuk e di pse u mori aq shumë kohë për t'u vonuar, që është personi i shtuar tek sulmuesi, po pa problem, Mbappe-ja nuk është si, le ta themi atë që pret vetëm penalltitë, mund të marrë dhe aksionet vetë në dorë, mund ta marrë.Francën sërish, përdoret ndaj Marokut, pa diskutim.
Se e mora fjalën kështu pa radhë, më fal. Pa diskutim, jam, jam shumë dakord me zyshën që Maroku është kocka më e fortë e mundshme që ka përballur Franca deri më tani, dhe në atë që e shoh unë nga këto skuadrat të gjitha që janë çerekfinale. Kështu që Maroku është kundërshtari më i vështirë i mundshëm për Francën që do të kishte.
o të kishte dhe Argjentinën dhe Anglinë në këto faza, mendoj që do ta kishte më të kollajshme se çka Marokun. Nuk e di pse kam këtë bindje, po e shoh Marokun si një skuadër që di të luajë me topin, dhe është një skuadër dhe fizikisht shumë e mirë, që vjen dhe me aspektin psikologjik shumë të mirë, kështu që ndoshta ky është testi më real i Francës.
Por Franca është si ato, po ta krahasoj pak kështu, si ato makinat e reja që ti e di që është e mirë pa e testuar ende në rrugë. Pra Francën e dimë, me kontingjentin që përmendëm, me lojtarët që ka, me sulmin e frikshëm që ka, e dimë që objektivi i tyre është titulli kampion, dhe kualifikimi deri në finale duket si një mision shumë i thjeshtë për ta. Mund të ketë vështirësira rrugës, por nuk besoj që mundet Maroku të bëjë surprizën e madhe të eliminojë Francën. Do ishte diçka shumë, shumë e madhe për këtë botëror, mendoj unë.

