Plagoset rëndë shqiptari në Gjermani, BILD "zbërthen" bandat: Ja si filloi lufta mes tyre

Plagoset rëndë shqiptari në Gjermani, BILD

Një shqiptar 31-vjeçar mbeti i plagosur rëndë në Hamburg të Gjermanisë.

Gazeta gjermane "BILD" shkruan se ngjarja ndodhi në Reeperbahn, teksa shqiptari ndodhej në një qebaptore.

Ngjarja është e rrethuar me heshtje. Një person thotë për gazetën gjermane: “Nëse them diçka, do jem unë i radhës”.

Të paktën katër persona debatuan fillimisht me shqiptarin, ndërsa njëri nxori një pistoletë dhe e qëlloi në stomak. Shqiptari u shemb përtokë i gjakosur, kurse autorët u larguan me një Audi të errët.

Gjatë arratisë, ata përplasën një makinë tjetër. Policia angazhoi 12 makina në ndjekje, kurse shqiptari u dërgua në sallën e operacioneve.

Gazeta BILD shkruan se ky krim duket se është pjesë e luftës së mafias së drogës.

Gjithçka nisi më 8 gusht 2022, kur u ekzekutua trafikanti Terry S. Një person e qëlloi në fytyrë dhe zemër, teksa ishte në një lokal.

Më pas më 21 shtator 2022, vjen akti tjetër: në një parking pas një fushe futbolli qëllohet me armë Hulisi B., një këngëtar i muzikës rap dhe futbollist amator. Ai u plagos rëndë.

Më 10 janar të këtij viti, persona të panjohur sulmuan me armë një makinë luksoze Audi Q8, ku ndodheshin gangsterët e drogës Kaisar R. dhe Taylan T. Të dy i mbijetuan sulmit.

EMISIONET