Piqeras, fshatit të braktisur nga banorët po i japin jetë turistët

Ky është ulliri i lotëve në Piqeras të Himarës, nga ku nisi kalvari i gjatë i emigracionit, për fshatin turistik në jug.

"Kur ikte burri nga shtëpia dhe linte familjen qanin gratë dhe mbeti ulliri i lotëve".

Dikur fshati kishte 1200 banorë, ndërsa sot numëron vetëm 50 të moshuar. Portat e shtëpive, në rrugicat me trëndafila janë të mbylluara.

"Piqerrasi ka qenë fshati më me kulturë i bregdetit, njerëz të urtë."

Pandemia i ka vështirësuar marrëdhëniet njerëzore për banorët që kanë më shumë se një vit pa u takuar me fëmijët.

Ditën e kalojnë mes kujdesit për trëndafilat dhe të mbjellave të stinës.

"Lulet më japin jetë këtu, janë sikur janë fëmijët e mi ulur. Shoh gjënë më të bukur."

Mes malit dhe detit, Piqerrasi pret edhe turistë. Ibrahimi vjen nga Kanadaja dhe është i mahnitur me çfarë ka gjetur në këtë fshat të vogël.

"Jemi nga Libia dhe Kanadaja. Kemi ardhur të eksplorojmë Shqipërinë, këtë natyrë të mrekullueshme, me gjelbërim, me det dhe me aromë të mrekullueshme. Shqiptarët janë të mirë, miqësore të dashur por nuk po shohim shumë njerëz në këto fshatra".

Por pavarësisht të gjithave, të moshuarit kanë ende shpresë, se të larguarit një ditë do të kthehen në vendin e tyre.

"Mendoj se do të kthehet një filiz i ri dhe këtu, njëherë mendoj."

EMISIONET