U njoftuan për të shtëna me armë, policia gjen vetëm dy makina të përplasura në Ishull-Lezhë
Dy automjete jan përplasur me njëra-tjetrën mbrëmjen e kësaj të premteje në superstradën Lezhë-Milot, pranë Ishull Lezhës.
Burime për Ora News bëjnë me dije se nga aksidenti nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
"Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit pretendohet se në aksin rrugor Tiranë-Lezhë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje, ju sqarojmë se:
Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Tiranë-Lezhë, në Ishull Lezhë, janë aksidentuar automjeti tip “Audi A6” me drejtues shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Lezhë me automjetin tip “Audi Q5"me drejtues shtetasin K. Gj., 24 vjeç, banues në Lezhë, me pasoja vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative për trajtimin e ngjarjes rrugore si aksident me dëme materiale.
Të dy drejtuesit e automjeteve, së bashku me pasagjerët në këto automjete, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit," njoftoi policia.
Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, pasi ishin sinjalizuar se personat në fjalë ishin konflikuar duke përdorur dhe armë, por nuk është arritur të provohet diçka e tillë.
