PD protestë më 11 shkurt, Çela: Do të jetë madhështore, Shqipëria nuk mund të qëndrojë indiferente

Kryetari i PD Pograde, Genti Çela në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Sonila Musai tha se pjesëmarrja në protestën që do të organizohet nga PD më datë 11 shkurt do të jetë e jashtëzakonshme.

Sipas tij çdo "faktori opozitar" duhet të jetë "me ata që i kanë zgjedhur për të qenë në ballë të këtij regjimi".

Genti Çela: Ju bëjmë thirrje çdo aktori apo faktori opozitar që të jetë me ata që i kanë zgjedhur për të qenë në ballë të këtij regjimi, ku çdo ditë e më tepër plas nga një skandal. Arsyet për të protestar janë. Pjesëmarrja në protestë do të jetë e jashtëzakonshme., madhështore, frymëzuese. Shqipëria nuk mund të qëndrojë indiferente. Individ të caktuar dhe përtej oqeanit kanë rënë pre e kryeministrit të Shqipërisë.  Korruptimi i ish agjentit të FBI tregon mënyrën se si është vepruar për shpalljen non grata të Berishës.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET