Haxhimali: Shkodra ka mbetur në harresë, zgjedhjet pikë kthese në qeverisjen vendore
Agron Haxhimali, ekspert i pushtetit vendor në një intervistë për RTV Ora tha se me reformën territoriale artitë politike i ganë gënjyer qytetarët.
Haxhimali tha se "Vitet e fundit buxheti është shpërndarë aty ku ka qenë interesi më i madh".
Por sipas tij "Zgjedhjet e 14 majit do të shënojnë një pikë kthese në gjithë dimensionet e qeverisjes vendore".
Agron Haxhimali: Të dy palët u treguan me nivel jo shumë të vullnetshm, i zhgënjyen qytetarët me reformën territoriale. Ka pasur disa përmirësime të vogla në shërbimet publik, jo ndonjë gjë e madhe për tu shënuar. Shkuam në një hap që më pas është decentralizimi. Turizmi pati një farë përmirësimi. Në raport me nevojat që kanë qytetarët shqiptarë buxheti lë shumë për të dëshiruar. Zgjedhjet e 14 majit do të shënojnë kthesë në të gjitha dimensionet e qeverisë vendore. Zgjedhjet e 14 majit do të shënojnë një pikë kthese në gjithë dimensionet e qeverisjes vendore.
"Vitet e fundit buxheti është shpërndarë aty ku ka qenë interesi më i madh. Vlora mund të ketë marrë 10 fish më shumë se Shkodra por kjo mua nuk më thotë se nuk ka nevojë më shumë Shkodra apo bashki të tjera. Pas 2019 janë të gjitha bashkitë të majta, vetëm Shkodra ka mbetur në harresë. Ne duhet ti flakim këto modele. Ne nuk po shpikim frrotën ne rrotës i fusim shkopinj vetëm për të ngatërruar veten . Shpqendarja e parave në bashki bëhet me diferencim partishë."
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.