Pastrimi i parave/ Lazimi: Investimet në Tiranë në qendrat ku çmimet janë më të larta

Majlind Lazimi, ka komentuar raportin, ku thuhet se sektori i ndërtimit në Shqipëri është kthyer në një lavatriçe për pastrimin e parave të pista.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ne gazetaren Matilda Mcini,  shprehet se në Shqipëri vetëm 25-30% e ndërtimeve janë me para të ligjshme, dhe pjesa tjetër si pas tij bëhet në rrugë joligjore.

“Janë  disa raporte ndërkombëtare, ky raport theksonte faktin se krijimi I organizuar pjesën më të madhe të fondeve I injekton në industrinë e ndërtimit, apo dhe industri të tjera. Vetëm 25-30% të  gjithë investimit të sektorit të ndërtimit mund të justifikojnë paratë përmes kredive që janë dhënë nga paratë formale. Kemi një rritje të çmimeve ndërkohë kemi një pakësim të kërkesës për të marrë apartamente. Shumë pak persona kanë mundësi që të blejnë para brenda unazës. Jemi në fazën e krijimit të një flluske në sektorin e ndërtimit, I cili pa dyshim sot që po flasim jemi akoma në mes të procesit. Në dy tre vitet e ardhshme do të kemi një dyfishim të çmimeve të sipërfaqeve të ndërtimit në Tiranë."

Ai thotë se në dy vitet e ardhshme, do  të ketë rritje të çmimeve të apartamenteve, teksa shton se bizneset e vogla do të kenë vështirësi.

"Duke u rritur çmimet e këtyre apartamenteve, praktikisht mund të bëhet blerja edhe nga vetë investitorët apo grupet e krimit të organizuar. Vështirësia më e madhe do të jetë për investitorët ligjor, dhe bizneset.  

Pamundësia për të xhiruar aktivitetin ekonomik nga një pjesë e mirë e biznesit ka sjell rritje fiskale që është e pamundur për t’u likuiduar nga bizneset karshi qeverisë, apo të pamundësisë për të pasur shitje, kjo do të bëjë që pagesat dhe detyrimi tatimor është e pamundur që paguhen nga bizneset."

Më tej Lazimi, ka folur në lidhje me ekonominë në vendin tonë duke thënë se në 6 mujorin e këtij viti do të ketë rimëkëmbje.

"Një pjesë e sektorit të shërbimit, pres që 6 mujorit të dytë të këtij viti ka një rimëkëmbje. Por akoma ka grupe dhe kategori biznesesh, ku një pjesë e tyre ka problem e financiare. Fushata parazgjedhore ka ndikuar për të pasur një injektim në ekonomi, por që ka efekt afatshkurtër, por lajmi I mirë është se me fillimin e sezonit turistik, do të ketë rimëkëmbje. Ende nuk është bërë një analizë nga qeveria se si ka qenë situata ekonomike në vendin tonë." 

EMISIONET