"Pas tërmetit të 2019-tës nuk bëmë reforma" Softa: Harrojnë ngjarjet e rënda, merren me Luizin
E gjithë bota është prekur nga ngjarja e rëndë në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore pas një tërmeti të madh ku mbetën të vrarë më shumë se 1900 njerëz.
Nisur nga kjo ngjarje inxhinieri, Erion Softa në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja foli lidhur me sigurinë e ndërtimeve në Shqipëri.
Sipas Softës "Nga tërmeti i vitit 2019 nuk nxorën asnjë konkluzion apo bëmë ndonjë reformë të thellë ekonomike, siç kishim dëshirë të kishim ndërtime më të sigurtë, pasi patëm dhe 51 viktima".
Erion Softa: Maqedonia pas tërmetit ndërtoi një super institut. Reagoi shumë fort. Ne e kanalizuam në disa riparime, lyerje fasadash. Ne i vendosëm makjazh godinave, nuk bëmë studim. Nga tërmeti i vitit 2019 nuk nxorën asnjë konkluzion apo bëmë ndonjë reformë të thellë ekonomike, siç kishim dëshirë të kishim ndërtime më të sigurtë, pasi patëm dhe 51 viktima. Ne nuk hodhëm baza të fora për ndërtime të sigurta por gjithë vëmendjen i dhamë rindërtimit por nuk përqëndruam vëmendjen për ndërtime të sigurta. Në vend etë tjera pas tërmetit ka pasur institucione më të forta.
Gazetarja: Si është situata në vend?
Erion Softa: Shteti mori shumë pak masa për të forcuar industrinë e ndërtimit. Shteti u mjaftua me një VKM dhe gjithçka u mbyll. Dhe për VKM-në nuk u bë asnjë kqyrje për ndërtimet e vjetra vetëm për ato që pati plasaritje. Mendoj se nuk bëmë asgjë, nuk u bë asgjë për ndërime më të mira në këtë vend.
Gazetarja: Çfarë tërmetesh mund të përballojnë pallatet sot?
Erion Softa: Ne kemi mbetur në ndërgjegjen e ndërtuesve. Ne vazhdojmë ende me norma të vjetra ndërtimi, nuk bëmë asgjë për norma të reja, për kushte të reja që duhet të projektojmë. Ne nuk kemi institute që të kenë dhe infrastrukturën e nevojshme për vlerësime.
Gazetarja: Cilat janë zonat më sizmike në vend?
Erion Softa: Kemi Durrësin që e kemi nën ujëra agresiv, kemi dhe godina që ngrihen dhe në qytetin e Tiranës. Njerëzit e harruan shumë shpejt tërmetin. Njerëzit nuk kanë kur të dalin në rast të fatkeqësive, lartësitë e mëdha, ndërtimet afër bëjnë që qyteti të jetë i pasigurtë. Ne akoma nuk ndërtojmë një histori.
"Pas tre ditësh do të harrojmë prap do të merren me Luizin, me fenomente të tjera por për gjëra të rëndësishme harrojnë shpejt.", tha ai.