Tërmeti gjymton skuadrën e Hatayaspor, vdes portieri, sulmuesi i njohur ganez nën rrënoja
Tërmeti i frikshëm që troniti Turqinë ka marrë edhe jetën e portierit të Hatayspor, Eyüp Türkaslan. Lajmin e bën të ditur trajneri i tij, Yàlmaz Vural, sipas të cilit, trupi i 28-vjeçarit është gjetur i pajetë nën rrënojat në qytetin Antiochia, fare pranë kufirit sirian.
“I dhashë skuadrës dy ditë të lira dhe pothuajse të gjithë lojtarët nuk ishin në Malatya. Vetëm portieri i dytë ndodhej aty. Mundën të shpëtonin vetëm bashkëshorten e tij. Jam i shokuar”.
Mediat bëjnë me dije se mes të humburve është edhe 31-vjeçari ganez Christian Atsu, ish-mesfushor i Chelseat, Portos, Vitesse, Everton, Bournemouth, Malaga dhe Newcastle, aktualisht pjesë e Hayataspor me 65 ndeshje me Ganën.
Bashkë me të mendohet se ndodhet nën rrënoja edhe drejtori sportiv i klubit Taner Savut dhe përkthyesi Emre Aslan. Ndërkohë, lojtarët Burak Oksuk, Kerem Alici dhe Onur Ergun janë shpëtuar.