Parashikimi i motit për sot dhe nesër (07 Janar 2026)

Shikues të Ora News ju përshëndes! Jemi se bashku si cdo dite me mua Ester Sula per tu njohur me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Aktivizimi i ciklonit të Islandës sjell reshje dëbore dhe ngrica në Europën Veriore dhe Verilindore. Ballkani dhe Juglindja e kontinentit paraqiten me reshje shiu e dëbore. Ndërkohë, Ishujt Britanikë, Gadishulli Iberik, dhe vendet Perëndimore dominohen nga mot i kthjellët dhe i ftohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, vranësira dhe reshje shiu vijojne në të gjithë

vendin si edhe dëborë në zonat e thella malore. Rrebeshe më të shpeshta priten në Veri dhe Veriperëndim, ndërsa pasditja sjell intensifikim të reshjeve. Temperaturat luhaten nga 5°C në në 18°C. Era fryn nga drejtimi Jugor, me shpejtësi mbi 65 km/h, duke gjeneruar dallgëzim mbi 4 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Ballkani vijon me reshje intensive, duke rritur rrezikun për përmbytje. Situata përkeqësohet në Ishujt Britanikë dhe Europën Qendrore, ndërsa Gadishulli Skandinav, Iberik dhe Gadishullit Apenin mbeten me mot të kthjellët.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, vendi pritet me reshje shiu në Ultësirën Perëndimore. Gjatë pasdites reshjet dobësohen, ndërsa ndërpriten plotësisht natën vonë. Temperaturat zbresin nga 0°C deri në 12°C.

Era fryn Veriperëndimi, me shpejtësi mbi 70 km/h, duke krijuar dallgëzim deri në 5 ballë.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.

Ky ishte parashikimi I motit për sot dhe nesër ne vend dhe europe. Ju falenderoj për vëmendjen — bashkë mirupafshim!

EMISIONET